Ka arritur te shpallet dy vite rresht, me 2022 dhe 2023 nenkampione Europe, por karateistja lezhjane Mikela Skandaj nuk ka nder mend te ndalet. Endrra e saj eshte qe nje dite te shpallet jo vetem kampione Europe, por ambicjet e saj shkojne edhe me tej, te jete kampione Bote.
Nje gje te tille e ka deklaruar vete ajo ne nje prononcim te dhene diten e sotme per gazeten “Shkodra Sport”. Ajo ndodhet ne Shqiperi per pushime me rastin e festave te fundvitit dhe si rrjedhoje eshte treguar qe sebashku me babain e saj- Angjelin te japin nje interviste per gazeten tone.
“Jam shume e kenaqur me çfare kam arritur deri tani, por padyshim qe synoj me shume. Endrra ime eshte qe nje dite te shpallem kampione Bote dhe mundesisht duke perfaqesuar Shqiperine sepse e kam per krenari qe jam shqiptare dhe dua te çoj lart flamurin kuqezi.
Per ta arritur kete gje padyshim qe nuk do te jete aspak e lehte sepse duhet shume pune e sakrifice, por jam e gatshme te bej çdo gje vetem e vetem qe ta arrij kete objektiv qe i kam vene vetes”- eshte shprehur Mikela.
Prononcimin e plote te saj, por edhe te babait- Angjelit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: