Rrëfimi i rrallë i Demir Hyskjas: Ne kemi punuar për 100 lekë të vjetra në ditë, por kemi bërë art. Sot marrin miliona…

Demir Hyskja, gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur rreth 60 role në skenën e teatrit dhe rreth 40 role në filma. Ky “Artist i Popullit” ka luajtur edhe në skenat ndërkombëtare si në Gjermani, Francë, Itali, Rumani e gjetkë, ku ka vajtur Trupa e Teatrit Kombëtar, pjestar i së cilës ka qenë edhe ai. Që nga roli i dramës “Tokë e përgjakur”, ku ka luajtur edhe i madhi Kadri Roshi, Demir Hyskja kujton jo pa nostalgji rolin e parë në një film dhe ai është roli i Mytesarifit të Durrësit në filmin “Nëntori i Dytë”. Pak kohë para se të ndahej nga jeta,në Gusht 2016, Demir Hyskja dha një intervistë për gazetarin Hyqmet Zane, të cilën po e publikojmë sot.

Ju nuk keni mbaruar ndonjë shkollë arti, por për ndërtues. Kur kaluat në skenën e teatrit ?

Demir Hyskja – Shkollën e mesme e kam mbaruar në politeknikumin “7 Nëntori”, dega e ndërtimit. Në vitin 1955 e mbarova atë shkollë. Me të vërtetë ishte shkollë e mesme, por për mua veçanërisht ajo shkollë kishte vlera profesionale dhe e fuqishme. Mbaj mend se kur morëm dipomat e shkollës së mesme, më përpara mbrojtëm diplomën me projekte dhe unë në projektin tim, që më ra për short në atë kohë, kam varur në mur 6 fletë të mëdha vizatimi me projektin e një dige. Shkolla që mbarova unë kishte tre degë ndërtimi, hidroteknike, ndërtesa dhe rrugaura. Unë isha hidroteknik. Por unë sapo mbarova shkollë u emrova në Elbasan në ndërmarrjen e ndërtimit. Kam punuar që nga korriku i 1955 e deri në shtator 1961. Në atë vit shkova në shkollën e lartë të aktorëve. Bëra semestrin e parë atje dhe në të dytin e lashë shkollën. U ktheva prap në ndërtim.

Punova edhe nja 4 muaj atje dhe ndërkohë u formua teatri profesionit i Elbasanit. Ishte viti 1962. Gjatë kësaj kohe që punoja në ndërtim, e doja shumë teatrin. E kisha filluar që në shkollë që të luaja si amator dhe dhe kur u formua teatri këtu, nga ndërtimi kalova drejtpërdrejt në teatër, sepse ata që përfaqësonin komisionin që vlerësonin amatorët që do të merreshin si profesionista, mua më kishin njoft në atë semestër të parë, se që në atë semestër spikata për vlerat profesionale që ishin të nevojshme, si bazë për t’u marrë me këtë zanat. Kalova pa provim, kalova direkt. Ka qenë korrik i vitit 1962. prej asaj dite e deri sa dola në pension për 30 vjet unë kam qenë anëtar i kolektivit të teatrot. Por gjatë një periudhe shumë të gjatë unë u mora me filmin shqiptar.

– Elbasani ka nxjerrë shumë njerëz të shquar. Por para jush kush kanë qenë artistët që kanë luajtur në skenë ?

Demir Hyskja – Me sa njohje kam pasur unë, them se Elbasani ka pasur një lëvizje teatrore të zhvilluar me bazë amatorizmin, dihet. Po ka pasur emra të shquar për lëvizjen artistike amatore teatrale, me disa prej të cilëve kam luajtur edhe unë edhe pasi u formua teatri profesionist. Kujtoj këtu me shumë respekt si Faik Haxhiymeri dhe Faik Pajuni, Bukurosh Sejdinin e Mynevere Zaimin, e shumë të tjerë që nuk po i përmend.

– Cili ishe ai regjisor që ju sipkati dhe ju futi në rrugën e suksesshme të skenës ?

Demir Hyskja – Nuk mund të veçoj një. Nga këto emra që përmenda, kanë qenë shumë, por do të veçoj Lec Shllakun. Pasi u krijua teatri profesionist, regjisor erdhi Leci. Për mua ka merita të mëdha, se ai punoi 9 vjet, duke vënë në skenë një mori pjesësh, që janë prit me sukses të plotë. Por edhe në punën në teatër si profesionit, unë u vlerësova si gjithë të tjerët dhe mbaj mend se roli im i parë nuk ishte ndër rolet kryesore të asaj drame. Ky ishte mendimi i Lecit fillimisht, por duke lujt e duke më pa, unë fillova të eci, se e doja zanatin tim dhe Leci ishte një magazinë me vlera profesionale, teatrale nga ku mund të furnizoheshe shumë mirë.

– Ç’mund të thuash për rolin episodik të filmit tuaj të parë, “Nëntori i Dytë” që ke luajtur në atë film ?

Demir Hyskja – E kujtoj me shumë kënaqësi, të them të drejtën. Se nga një rol i vogël të arrish të prodhohet një vlerë, është e rëndësishme. Unë e arrita dhe e prodhova atë vlerë. Në atë film mbahet mend në rradhë të parë Ismail Qemali, që ishte stërmullari i atij filmi të luajtur nga Sandër Prosi i madh. Po mbahet mend Robert Ndrenika me rolin e atij karrocierit që shoqëroi Ismail Qemalin dhe sa e sa të tjerë figura kryesore, ndërsa unë kisha rolin e Mytesarifit të Durrësit. Dihen tashmë faktet historike që Ismail Qemali flamurin donte të ngrinte në Durrës, por nuk e lejoi Mytesarifi i Durrësit që kishte dhe një gjeneral me vete dhe një garnizon ushtarësh turq.

Me këto forca ai e pengoi Ismail Qemalin, prandaj edhe ai mori rrugën e Vlorës. Kur e luajta këtë rol, desha t’i kap anën e brendshme këtij personazhi që lidhej edhe me dialogun që bën me gjeneralin aty. Unë e konceptova këtë lloj figure duke paralelizuar me pozicionin e Perandorisë Osmane, në ato vite kur ajo Perandori po dekompozohej plotësisht. Këtë e tregon edhe filmi me episodet e veta që ka. Po ta shikosh mirë nga ky këndvëshrtim këtë figurë, atëherë do ta pranosh që edhe Mytesarifi ngjante me Perandorinë e tij. Këtu i ka vlerat e tij ai personazh.

– Cilët janë kolegët tuaj që mund të kujtoni nga rolet që keni luajtur në Elbasan ?

Demir Hyskja – Mund të kujtoj shumë bile. Para së gjithash do të kujtoj këtu Robert Ndrenikën, që ishte një djalë i shkëlqyer dhe një aktor i shkëlqyer. Nuk është se ai mori vlera të mëdha në Teatrin Popullor, se 5 vjet ai punoi në Elbasan. Kam pasur Shpëtim Shmilin, Astrit Çermën më vonë me të cilin kam edhe episode me humor më vonë. Por ka edhe shumë të tjerë. Me Robertin(Ndrenikën), kur punoi tek ne, unë u bëra shok, lidhëm miqësi, kemi hyrë e kemi dalë në shtëpitë e njeri-tjetrit

– Po me aktorë të tjerë të mëdhenj si Kadri Roshi, Margarita Xhepa apo Tinka Kurti, çdarë marrëdhëniesh ka pasur Demir Hyskja ?

Demir Hyskja – Kam pasur fatin që të luaj me aktorët më të mirë të Shqipërisë, kam qenë partnerë me ta, në fima thashë. Unë fillova i ri edhe në film. Ata ishin edhe partnerë, por ishin edhe mësuesit e mij, duke filluar me Naim Frashërin, Kadri Roshin, Sandër Prosin, me Tinka Kurtin, me Margarita Xhepën etj. Filmin e parë që kam xhiruar ka qenë “Ngadhnjim mbi vdekjen”. Ishte një rol që mua ma hodhën. Që kur u formua tetari i Elbasanit në 1962, mua më kanë thirrur për 5 vjet resht në Tiranë për kinoprova në film. Bile në kinoprova arrinin deri aty saqë më krijonin përshtypjen saqë atë rol që ma jepnin, ma jepnin për ta xhiruar.

Mirëpo nuk ndodhte kjo. Pse ? Në atë kohë që fillova unë, 2 filma në vit bëheshin. Kur fillonte xhirimi i një filmi, ishte eveniment kombëtar, shkruanin gazetat Bashkimi, Zëri i Popullit, ku shkruhej regjisor filani, aktorët kryesorë filani e filani. Ndërsa në rolin që kisha provuar unë, ishte tjetër njeri. Kjo punë zgjati rreth 5 vjet, më provonin për role kryesore dhe unë nuk merrja as rol episodik. Në vitin 1967, kur unë kisha krijuar një stazh prej 5 vjetësh në teatër, më vjen një telegram nga Kinostudioja “Nisu për Gjirokastër të xhirosh Zihni Shaqirin”. Se çfarë është ky Zihni Shaqiri, unë nuk di gjë, s’kisha haber fare.

Me një valixhe të vogël me ca ndrresa dhe me 3 mijë lekë në xhep dhe autobuz pas autobuzi, mbrrita në Gjirokastër në orën 4 pasdite tek sheshi i “Çerçizit”. Kur zbrita nga autobuzi, njeriu i parë i njohur që qëlloi, ishte Naim Frashëri. Unë pak njohje kisha me Naimin, e kisha parë që jepte edhe mësim si pedagog në shkollën e lartë, jepte mjeshtëri aktori, por mua jo, nuk më kishte dhënë, se isha në grup tjetër.

Naimi sa më pa se edhe ai më njihte, fjalët e para që më tha ishin këto “erdhe, o mendjemadhi i Elbasanit, erdhe ?”. Unë iu përgjigja “a primo vista” si i thonë, aty për aty, “po erdha, o mendjemadhi i Republikës”. Ai e pa që u shkel njohja, më kapi në qafë, më përqafoi dhe u bëmë shokë që nga ajo kohë. U bëmë aq miq, sa kur ka vdek Naimi, unë kam qenë një nga ata të katër që e ngritëm arkivolin dhe e morëm nga ish komiteti ekzekutiv i Tiranës dhe e vendosëm në shtrat topi.

– Demiri ka qenë edhe një deputet dhe një anëtar i Partisë së Punës. Sa e ndihmoi apo e pengoi të qëndurit një partiak Demir Hyskjen nga të qënurit një “Artist i Popullit ?

Demir Hyskja – Unë në atë kohë kam pasur shumë detyra shoqërore duke filluar nga deputet, kam qenë anëtar pleniumi, anëtar i këshillit të rrethit e të tjera punë. Si i kam përcjellë ato detyra, i di unë, por them se po të mos isha angazhuar në ato detyra, do të kisha bërë punë më të bukura, më të mira, se do isha i mobilizuar në një drejtim të vetëm.

– Sistemi demokratik në raport me sistemin diktatorial sa e favorizon zhvillimin e artit skenik?

Demir Hyskja – Demokracia është një sistem që të krijon mundësinë që të vesh në shërbim të vetes dhe të të tjerëve një aftësi shumë të madhe të vlerave të tua që mund të keshë. Ndoshta sistemi komunist kishte kufizime shumë në këtë drejtim. Mirëpo ne nuk po dimë që as ta gëlltisim si duhet, as ta ushtrojmë si duhet këtë liri. Ne i kalojmë caqet dhe krijojmë fenomene të papranueshme për jetën dhe për shoqërinë. Këtu është diferenca. Demokracia të jep mundësinë që të shprehesh ku nuk ka kush skon ma mirë me këtë liri, mirëpo kur kalohen caqet, merre drejtim të kundërt pastaj.

– Ju vjen keq që artistët nuk vlerësohen shumë për atë investim qëi kanë dhënë shoqërisë.

Demir Hyskja – Më vjen keq për një gjë, se ne punuam shumë. Besuam edhe në ideale se po i shërbenim një kauze të madhe, edukimit të njeriut, formimit të njeriut të ri dhe në emër të kësaj ne punuam me përgjegjësi të lartë. Pse ndjenim përgjegjësinë e punës, punët tona morën vlera për kohën. Tematika që ushtrohej në atë kohë në veprat që shkruheshin dhe viheshin në skenë apo në film, ka qenë shumë e larmishme, me shkrime me karakter patriotik, me karakter shoqëror e shkencor. Dhe arriti deri aty ku arriti. Por vlerësimi materiale për ne në atë kohë ka qenë qesharak. Nuk ka vlerë t’i zeshë me gojë. Sot vlerësimi ka marrë përmasa të tjera. Të luash një rol të rëndësishëm në një film, mund të marrësh edhe 2 milion lekë për një punë ta zemë dy muaj. Ndërsa ne kemi punu me 100 lekë të vjetra dietë në ditë. A mund të jetohet me 100 lekë të vjetra ?

– Ju folët se keni episode të veçanta me Astrit Çermën. A mund të kujtoni ndonjë gjë të veçantë ?

Demir Hyskja – Me Astritin më ka lidhur puna. Qëlloi një rast që Astriti i ndodhi një fatkeqësi e vogël. Mirëpo ai u acarua shumë. Ne ishim shumë shokë, hynim e dilnim tek shtëpia e njeri-tjetrit se edhe shtëpitë i kishim afër. Ky acarim i Astriti zgjati nja 2-3 javë. Astriti si natyrë dhe si njeri është shumë impulsiv. Edhe po të jemi ne të dy duke bisedu, po të vi Astriti, ai ta merr fjalën nga goja dhe e mban vetë ligjëratën. Një ditë në një moment të bukur për ta qetësuar, i them : “Po mirë mor Astrit, kemi kaq vjet që punojmë bashkë, rrimë bashkë, jetojmë bashkë, si nuk përfitove ti sadopak nga kjo qetësia ime që kam në natyrë dhe komunikoj me njerëzit. Ti pse je kaq i rrëmbyeshëm ?”. Ai m’u kthye me një mllef të madh dhe më thotë “shiko Demir, po të mos kishe qenë ti ky që je dhe unë ky që jam, ne nuk do të rrinim bashkë”. S’kisha më armë tjetër, veç e kapa në qafë dhe i dhashë të drejtë.

– Më the që ke luajtur me Kadri Roshin, çfarë momenti dhe vlerësimi ke për të ?

Demir Hyskja – Ne në atë pjesë që luajtëm, patëm disa dialogje bashkë, si partnerë, shumë të fuqishme, me karakter patriotik që prodhonin emocione të fuqishme. Kur mbaronte shfaqja, Kadriu, që ka qenë pedagogu im i mjeshtrisë së aktorit, ka qenë viti 1981, kur Kadriu ishte aktor i madh dhe i fuqishëm, Kadriu m’i kapte duart, m’i puthte dhe thoshte : “Demir na vajti skena shumë mirë”. Realisht ne nuk dinim nga këto forma, s’ishim mësuar, kemi qenë të ftohtë në këto lloj marrëdhëniesh pas skene. Mirëpo artisti ka nevojë. Se me punën e mirë ne, me të vërtetë kënaqim të tjerët, por kënaqim edhe veten tonë. Artisti ka në dorë me emocionet që prodhon që të lëvizë shpirtin e njeriut nga vendi. Të lëvizësh shpirtin e tjetrit është e rëndësishme. Kadriu nga kjo anë ishte cermonial ne kuptimin e mire te fjales.

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…