Nga Lira Gjika / Shprehja e tmershme, e cila me ka shoqeruar per gjate gjithe adoleshences sime ishte: “te mos me rritej mendja”. Nuk e kam kuptuar kurre kete “friken tone kolektive” nga mendja e madhe dhe nuk do ta kuptoje asnjehere pse ky mbiemer ka marre ngarkese negative ne gjuhen tone. Mendjemadh do te thote mendje e madhe, pra nje njeri i lexuar dhe i zhvilluar, mirpo ne traditen tone mbiemri “mendjemadh” tregon nje njeri te keq.
Kesaj katraure gjuhesore I duhet prere “ushqimi”, pra injorances si ne gjuhe dhe ne edukim. Prinder mos kini frike tja rrisni mendjen femijeve tuaj, djem apo vajze qofshin.
Prinder, sidomos me vajzat jini te kujdesshem, mos i lini ato te kene frike nga mendja e tyre, ta rrisin ate sa me shume, nepermjet dijes dhe respektit per veten. Mesojuni rendesine e vetes atehere kur mesohet, ne femijeri, qe te mos mbeten skllave te meshkujve edhe pse me te suksesshme si ne shkolle edhe ne pune edhe ne jete. Prinder mos i lini ato kukulla te vetes se tyre.