Taksa mbi shtëpitë, sa do paguajnë ata që kanë një ose më shumë banesa

Draftligji “Për taksën e pasurisë së paluajtshme” i nxjerrë për konsultim nga qeveria parashikon taksim të diferencuar për ata që zotërojnë vetëm një banesë dhe ata që kanë më shumë se një të tillë.

Në një nen të veçantë është parashikuar që të aplikohen zbritje për banesën e parë që do të thotë se është banesa ku rezidenti jeton.

Kjo zbritje është parashikuar deri në 50% të vlerës së banesës por jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes.

Ky prag për Tiranën është jo më shumë se 4.5 milionë lekë, për një kategori të dytë bashkish jo më shumë se 3 milionë lekë, për kategorinë e tretë të bashkive që janë edhe më të vogla 1.5 milionë lekë. Pragu për kategorinë katër 750 mijë lekë.

“Zbritja për banesën e parë zbatohet për banesën e parë të individit. Zbritja është e barabartë me 50% (pesëdhjetë për qind) të vlerës së vlerësuar të banesës së parë, por në çdo rast, jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes i përcaktuar në shtojcën 1 të këtij ligji apo pragu maksimal i vendosur nga Këshilli Bashkiak në përputhje me pikën 4 të këtij neni.

Bashkëpronari ose bashkë-poseduesi i një njësie ndërtese që shërben si banesë e parë, ka të drejtën e zbritjes për banesën e parë, në proporcion me pjesën e tij të caktuar.

Individi i cili ka në pronësi apo posedim, 2 (dy) ose më shumë njësi rezidenciale, ka te drejtën e zbritjes për banesën e parë, për vetëm një prej këtyre njësive të ndërtesave, pa marrë parasysh faktin që njësitë e ndërtesave mund të ndodhen në Bashki të ndryshme

Këshilli Bashkiak mund të rrisë deri në 20 % (njëzete për qind), përmes një vendimi të arsyetuar, pragun maksimal të zbritjes së pëcaktuar në shtojcën 1 të këtij ligji. Vendimi miratohet jo më vonë se data 30 nëntor e vitit para vitit tatimor dhe i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga dita e miratimit te tij.

Rregullat dhe procedurat e nevojshme për zbatimin e ketij neni përcaktohen në rregulloren që miratonKëshillii i Ministrave, në zbatim të nenit 15 të ketij ligji” thuhet në draftligj.

Në thelb përqindja e taksimit për banesat me qëllim banimi ashtu si në formulën aktuale në fuqi edhe në draft qëndron në nivelin 0.05 për qind të vlerës së bazës së taksueshme.

Ndryshimi që sjell draftligji në fakt dhe qe parashikon arkëtimin e më shumë të ardhurave në arkën e vendorëve lidhet me disa elementë. Së pari përditësimi i vlerës reale të tregut që për disa pasuri është më i ulët ose i padisponueshëm.

Së dyti zgjerimi i bazës së taksueshme të pasurive që do të thotë përfshihen më shumë kategori pasurish për tu taksuar, së treti vendosja e një raporti të drejtë të pronave që ndodhen në rajone krejtësisht të ndryshme por me karakteristika të njëjta dhe paguajnë të njëjtin detyrim dhe së katërti vjelja më e rregullt e taksës duke eliminuar shmangiet.

Nisja e zbatimit për ndërtesat parashikohet në vitin 2026 ndërsa për truallin ën vitin 2028. / Monitor

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…