Shitësja e luleve rrëfen vrasjen e Santos: E qëlloi pranë meje, më preku djali i tij

Valbona, e cila për 20 vite ka shitur trëndafilat e mbjella në kopshtin e saj, në rrugët e Bllokut në Tiranë, rrefën ngjarjen që tronditi Shqiperinë në vitin 2014.

Ajo tregon se Artan Santo, drejtori i një banke në atë kohë, i cili u vra teksa shkonte në punë, ishte një prej klientëve të rregullt të saj.

Valbona e vlerëson Santon si të sjellshëm dhe shumë të edukuar, dhe nuk harron traumën qe perjetoi, pasi vrasja ndodhi shumë pranë vendit ku shiste trendafilat.

“Më shumë përshtypje më ka lënë Artan Santo, ishte njeri i kulturuar me edukatë. Blinte lule, sidomos të shtunave që ishte dhe me familjen, merrnin lulet e freskëta dhe i kanë blerë gjithmonë tek unë. Nuk e dija që ishte drejtor banke. Pastaj kur e kam parë në televizor kush ishte, thashë ky njeri kaq i madh blinte lule në rrugë dhe ishte kaq i sjellshëm. Fliste sikur ishte rritur në katund me ne, ishte me shumë kulturë dhe i respektueshëm. As dhuratë nuk pranonte t’i jepje, gjithmonë të jepte paratë.

Kisha dalë si përditë aty dhe dëgjova të shtënën, i thashë burrit që ndodhi një vrasje. Ai ishte në kafe pak më lart. Nuk e dinim kush ishte vrarë. Ishin tronditur dhe fëmijët se të gjithë gazetarët dhe kamerat kishin kapur mua dhe kisha dalë në çdo stacion televizv. Erdhi policia bllokoi zonën dhe unë ngela aty deri në fund. Mbeta aty me kovat me lule pasi më thanë të mos lëvizja dhe t’i prekja lulet.

Jam prekur kur erdhi djali i tij dhe pa vendin. Shumë ditë më vonë pësova si ankth më dukej sikur do ndodhte prapë. Qytetarët e Tiranës merrnin lule për atë dhe i vendosnin te vendi ku u vra, aty e kuptova kush ishte ky njeri. Dhe kjo punë zgjati një vit”, tha ajo.

Related Posts

Huge loss. A widely beloved star has passed away today in horror car accident

In New Zealand, a rally sprint crash killed a teen driver and his co-driver.bTeenager Brooklyn Horan and 35-year-old Tyson Jemmett were the two people who tragically died….

The Life-Altering Moment That Changed Everything – You /Wont Believe What Happened!

I grew up in a world where poverty was a constant companion. When I was 13, I found myself at a classmate’s house, staying for dinner for…

The legendary stand-up comedian

We are deeply saddened to share the passing of legendary country singer Kinky Friedman, who tragically lost his life in a car accident in Los Angeles on…

JD Vance mocked for ‘tiny pants’ during Trump’s speech to Congress

Vice President JD Vance is being ridiculed by the online community for falling “short” with his “tiny pants” that inspired the new campaign, “Make pants great again!”…

She was labeled a real-life doll when she was just 2 years old – wait and see how she looks today, many years later

As parents we all have a responsibility to do right by our children. Of course, sometimes ‘right’ can be subjective – what certain parents deem okay others…

The Biggest Difference Between First, Second, and Third Marriages

Let’s talk about how marriages change as people go through life. We know that getting married is a big step, and it’s something that can look very…