Kush është shqiptarja që terrorizoi grekët, dëshmia e autores dhe pasuria e “fshehtë” në Shqipëri

Klodiana Çela, shqiptarja e cila një ditë më parë plagosi ish-partnerin e saj grek Jorgo Neos kishte qenë e dënuar nga gjykata greke pasi e kishte shantazhuar atë vazhdimisht për t’i marrë para.

Mediat greke bëjnë me dije se ata kishin pasur një lidhje 13 vite më parë, nga e cila kishin bashkë edhe një vajzë 13-vjeçe. Okulisti grek në atë kohë ishte i martuar me një grua angleze dhe me dy fëmijë, dhe vendosi të mos e prishë martesën e tij, por i njohu atësinë vajzës që kishte me shqiptaren.

Pas lindjes së fëmijës Çela nisi të shantazhonte babanë e fëmijës së saj për t’i marrë para. Ai e denoncoi atë në polici për zhvatje. Gjykata vendosi ta dënonte shqiptaren, ndërsa greku mori vajzën në shtëpinë e tij me gruan angleze. Klodiana Çela kishte hedhur dyshime se ish-partneri i saj grek donte të abuzonte me fëmijën dhe ta lëndonte atë. Ajo ngriti disa padi ndaj mjekut megjithatë gjykata e shpalli të pafajshëm.

Si ndodhi ngjarja
Ditën e djeshme autorja u shfaq jashtë banesës së mjekut grek, teksa ky i fundit po parkonte makinën për të marrë me vete vajzën që kishte nga lidhja me shqiptaren. Ajo u afrua pranë tyre, nxori armën dhe qëlloi të paktën 5 herë ndaj ish partnerit grek duke e plagosur në gjoks dhe bark. Më pas arma i ra nga duart dhe ajo u përpoq të merrte me vete vajzën e saj.

Kjo e fundit rezistoi duke i ikur nga duart. Gjatë kontrollit policia gjeti në makinën e saj dy thika, dy telefona celularë dhe disa letra tarot. Gjatë dëshmisë së saj shqiptarja i tha policisë se nuk e kishte armën me vete por u sulmua nga 68 vjeçari.

Ajo deklaroi se pasi i mori armën 68-vjeçarit dhe arriti ta qëllonte. Mirëpo e bija e ka hedhur poshtë këtë variant duke deklaruar: “Mami e nxori armën nga çanta dhe qëlloi në drejtim të babit”, është shprehur ajo. 13-vjeçarja u dërgua në departamentin e të miturve në GADA për t’u asistuar nga psikologët.

Ajo u tha atyre se donte të qëndronte me të atin pasi ai ishte kujdesur gjithmonë për të. Policia e pyeti 49-vjeçaren në lidhje me vendbanimin e saj. Ajo tha se flinte në makinë dhe shpesh herë qëndronte në hotele.

Krim i paralajmëruar

Sipas informacioneve të mbledhura nga hetuesit, gruaja shqiptare e cila tashmë është vënë në prangat e policisë, e kishte menduar sulmin e një dite më parë prej një kohe të gjatë. Sipas fqinjëve ajo endej nëpër lagjen e ish partnerit dhe para pak kohësh kishte pasur një sherr me gruan angleze të tij.

Ajo vinte nga Kelafonia ku jetonte prej disa kohësh, dhe niste të vëzhgonte lëvizjet e mjekut pa u vënë re prej tij, pasi prej vitesh një vendim gjykate e ndalonte t’i afrohej më shumë se 100 metra. Klodiana Çela prezantohej herë si artiste, herë si trashëgimtare e një pasurie të fshehtë që pretendonte që kishte në Shqipëri.

Ajo përpiqej të hidhte baltë mbi figurën e babait të fëmijës së saj, duke e akuzuar si komplotues bashkë me prokurorë, avokatë dhe biznesmenë të mëdhenj, të cilët sipas saj kishin vepruar të gjithë bashkë për t’i marrë pasurinë e fshehtë dhe vajzën e saj.

Gruaja vazhdimisht telefononte gazetarët duke ankohej se ishte viktimë e mjekut duke kërkuar të bënte publike historinë e saj. Një person i afërt me të i tha mediave greke se ajo kishte pasur shpesh sjellje të dhunshme ndaj fëmijës dhe po përballej me probleme psikologjike të cilat refuzonte t’i pranonte.

Gjendja e 68-vjeçarit

68-vjeçari grek është në gjendje të rëndë për jetën. Ditën e djeshme ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati të paktën 8 orë dhe nga trupi i tij u nxorën katër plumba. Avokati i tij Alexandros Alexandrakis deklaroi për mediat se autorja kishte ushtruar presion vazhdimisht ndaj klientit të tij.

5 vite më parë ajo kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. “Pesë vite më parë ajo sulmoi gruan e klientit tim në sy të fëmijës. Ajo e hodhi në dysheme dhe filloi ta godiste me këmbë në kokë. Kjo është arsyeja pse ai u dënua”, është shprehur avokati.vjosa.net

Related Posts

Huge loss. A widely beloved star has passed away today in horror car accident

In New Zealand, a rally sprint crash killed a teen driver and his co-driver.bTeenager Brooklyn Horan and 35-year-old Tyson Jemmett were the two people who tragically died….

The Life-Altering Moment That Changed Everything – You /Wont Believe What Happened!

I grew up in a world where poverty was a constant companion. When I was 13, I found myself at a classmate’s house, staying for dinner for…

The legendary stand-up comedian

We are deeply saddened to share the passing of legendary country singer Kinky Friedman, who tragically lost his life in a car accident in Los Angeles on…

JD Vance mocked for ‘tiny pants’ during Trump’s speech to Congress

Vice President JD Vance is being ridiculed by the online community for falling “short” with his “tiny pants” that inspired the new campaign, “Make pants great again!”…

She was labeled a real-life doll when she was just 2 years old – wait and see how she looks today, many years later

As parents we all have a responsibility to do right by our children. Of course, sometimes ‘right’ can be subjective – what certain parents deem okay others…

The Biggest Difference Between First, Second, and Third Marriages

Let’s talk about how marriages change as people go through life. We know that getting married is a big step, and it’s something that can look very…