“Babai i tij vdiq dhe kurrë nuk më foli”- Zamira Kita ndan rrëfimin e rrallë për jetën e saj dhe marrëdhënien me prindërit e bashkëshortit: Ata nuk më kanë dashur kurrë!

Aktorja e njohur dhe e dashur për publikun, Zamira Kita ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj dhe raportet e saj me njerëzit.

Në rrjedhën e historisë së saj, ajo u ndal tek vajza e saj, me të cilën ngeli shtatzanë në moshën 40-vjeçare.

Kita e përshkroi këtë moment si mjaft emocionues, dhe ndoshta kjo shtatzani erdhi nga takimet plot mall që kishte me bashkëshortin, të cilin e takonte edhe rrallë shpeshherë asokohe.

Aktorja tregoi se më herët, në moshën 32-vjeçare se kishte abortuar dhe se shtatzaninë e dytë nuk kishte asnjë arsye për të ndalur. Ishte pikërisht ky moment thotë ajo, që vulosi marrëdhënien e saj të dashurisë prej 14 vitesh, duke e çuar atë drejt martesës.

“Ishte kufiri i kohës sime biologjike dhe atë fëmijë e kisha dëshiruar shumë”, tha Zamira, teksa foli edhe për marrëdhënien që ajo ka me vajzën e saj e cila tashmë është në moshën 20-vjeçare.

Zamira, në podcastin e “Zë me Mirën”, tregoi se për bashkëshortin e saj është detyruar të lë shumë ëndrra mënjanë.

“Kam lënë shumë role në teatër, në film”, thotë ajo, “se nuk i pëlqenin Benit”.

Ajo kujtoi se edhe kur është martuar i është dedikuar tërësisht atij, ndërsa tregon se i tha që do të lërë çdo gjë, vetëm për të.

Ajo shprehet krenare që arriti që emrin e saj e krijoi në Korçë.

Në rrjedhën e këtij rrëfimi, Zamira u ndal edhe tek familja e bashkëshortit, e cila tha se nuk e kanë dashur kurrë si nuse. E teksa nëna si përfundim mundi ta pranonte, babai i bashkëshortit vdiq duke mos i folur dhe mos i dhënë as dorën, ndërkohë që aktorja u përkujdes që atij mos t’i mungonte asgjë gjatë kohës që ai ishte sëmurë.

“Beni nuk ishte xheloz, por kishte problemin e gjykimit në Korçë.

Ata nuk më kanë dashur kurrë, madje e kanë patur tmerr që ai të martohej me mua. Nuk donin në asnjë mënyrë që Beni të martohej me mua. Nëna e tij vetëm kur ne u martuam, më priti, më tha që po të do djali, edhe unë do të dua. Babai Benit nuk më foli kurr, ai ndërroi jetë dhe ai nuk ma dha dorën kurrë ndërkohë që unë jam kujdesur shumë për të edhe në spital. Kur unë i thoja Benit dua të hyj ta takoj, ata më thonin, jo se mund të marrë ndonjë goditje emocionale.”, rrëfeu aktorja.

© Panorama.al

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…