Rrëfehet Elsa Lila: Ja pse më arrestuan në Itali, në Romë jetoj me djersën e ballit

Këngëtarja Elsa Lila që prej më shumë se dy dekadash jeton në Itali, e cilëson si ngjarjen më të rëndë në jetën e saj arrestimin e para disa muajve në shtetin italian, e dyshuar si pjesë e një grupi të trafikut të drogës.

Elsa Lila qëndroi dy muaj në paraburgim në Itali dhe më pas u provua pafajësia e saj dhe u la e lirë.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Elsa Lila tregoi se shkaku i arrestimit të saj ka qenë njohja me 2 prej shqiptarëve që ishin pjesë e rrjetit të drogës, me të cilët ishte takuar në disa raste

Për mua mbetet kjo mbetet pikëpyetje shumë e madhe nga momenti që jam e pafajshme dhe nuk kam asnjë lidhje. Sistemi i drejtësisë italiane sidomos në rastin e grupazheve është një sistem i mbrapshtë.

Ata në filim bllokojnë grupin i cili dyshohet për diçka dhe më pas ky grup krasitet deri kur mbetet bërthama kryesore dhe ata që nuk kanë lidhje lirohen. Në këtë lloj sistemi grupazhi që mori brenda shumë njerëz qëllova edhe unë.

Unë duke qenë personazh publik në Romë, dy prej shqiptarëve që unë njihja, mesa duket merreshin me aktivitet për të cilat unë nuk isha në dijeni. Telefoni im ka qenë i vetmi objekt i sekuestruar, nga apartamenti im procesverbali ka qenë shumë i varfër.

Më pas pas disa muajsh këto objekte më janë rikthyer pasi nuk përbënin asnjë provë kundër meje pasi ishin pa asnjë lloj lidhje me këtë lloj grupazhi.

Pasi unë gjatë gjithë këtyre 2 muajve në të cilat vuajta jolirinë time dhe zhdukjen nga shoqëria… Hallka që më lidhte ishte njohja.

Për mua është mister i jashtëzakonshëm. Unë isha parë duke ngrënë darka apo dreka me këta persona, isha parë duke i frekuentuar. Këto ishin provat kryesore.

Nëpërmjet avokatit im, i cili u gjet pas arrestimit tim, më është dhënë nga shteti italian, më shpjegoi dhe më tregoi më vonë që ndërkohë atë natë në shtëpitë e gjithë këtyre personazheve të tjerë, në procesverbalet e sekuestrimeve ishin shumë të pasura me elementë të jashtëligjshëm, janë gjetur para, armë, lëndë narkotike. Ndërkohë që në shtëpinë time nuk është gjetur asgjë.

Celulari im nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie telefonike as me këtë grupazh as me këta persona.

Ishte ngjarja më e rëndë që më ka ndodhur më jetën time dhe që nuk ja uroj askujt sepse ja që ndodhka që të jesh i pafajshëm dhe të përfundosh në një histori absurde. Kush më njeh nga afër e di shumë mirë se si jetoj, i njeh shumë mirë principet e mia, vlerat e mia. Ishte thjesht një absurditet”, tha ajo.

Të shumta kanë qenë edhe pyetjet e publikut në momentin e arrestimit të Elsa Lilës, se me çfarë jetonte këngëtarja shqiptare pasi prej vitesh nuk ishte aktive në muzikë.

Edhe këtyre dyshimeve, Elsa Lila u ka dhënë përgjigje.

“Në atë periudhë kisha AIR BNB timin personal, i cili është një aktivitet që në Romë më lejonte mua që të kisha një jetesë shumë të mirë krahas punëve të tjera artistike që bëja, sepse kam punuar shumë në studio”, u shpreh Lila.

“Pjesëmarrja në grevën e urisë së PS”, Elsa Lila: Nuk e bëra për politikë

Elsa Lila ka treguar më shumë edhe mbi marrëdhënien e saj me politikën në Shqipëri dhe pjesëmarrjen e saj në grevën e urisë nga Partia Socialiste ne vitin 2010. Ajo tha se nuk e bëri për politikë dhe se ajo ka qenë një nga eksperiencat e saj më të mrekullueshme

Në vitin 2010 ju u përfshitë në grevën e urisë së Partisë Socialiste për çështjen e zgjedhjeve të 2009. Cne kjo lidhje dhe çfarë raporti keni sot më Ramën dhe Partinë Socialiste?

Elsa Lila: Pjesëmarrja ime në atë grevë urie ka qenë spontane. Kthehesha nga Vlora nuk dija çfarë ndodhte në Tiranë atëherë. Shoh tendat, informohem çfarë po ndodhte dhe më tregojnë që po ndodhte ky lloj aksioni i PS. Pyes nëse kishte gra më thanë që kishte 6 gra dhe pyes nëse kishte artistë dhe më thanë që jo. Disa artistë kishin fimros një peticion kundra grevës së urisë, dhe unë si një shpirt i lirë mendova që të jap kontributin tim si artiste duke e menduar të drejtë atë kauzë dhe kërkova që të futem dhe u gjenda aty me 204 pjesmarës të tjerë. Ka qenë një nga eksperiencat më të mrekullueshme.

Po ju e dinit çfarë kishte ndodhur me votat apo thjesht patë protestën dhe ju bashkuat?

Elsa Lila: Unë besova atë version informacioni.

Keni raporte me politikën?

Elsa Lila: Dhe në atë kohë nuk e bëra për politikë, nuk jam marrë ndonjëherë me politik edhe këtë e kam demonstruar pas asaj greve urie.

Gjithashtu këngëtarja foli edhe për marrëdhënien me vajzën e saj dhe bashkëshortin ku u shpreh se kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Ndër të tjera lidhur me situatat e vështira në jetën e saj Elsa Lila shprehet:

“Po t’i përmbledhim nga ky këndvështrim duket më keq se familja Kenedi, por unë nuk e shoh kështu sepse e shoh jetën time nga brenda pasi në këtë miks ka pasur momente brilante të cilat balancojnë momentet e vështira. Jeta ime ka qenë e vështirë, por ka qenë edhe e bukur. Unë besoj se të gjitha këto vështirësi që unë kam përjetuar, reflektohen shumë qartë në muzikën time dhe kjo është një nga armët e mia më të forta. Ka qenë terapia ime kjo”.

E distancuar nga muzika, Elsa Lila: Doja që ime bijë të rritej nga një nënë e vërtetë!

Artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Elsa Lila, do të mbajë koncertin e saj të parë recital në Pallatin e Kongreseve më 1 nëntor. Koncerti i saj titullohet “Finalmente Elsa”, dhe pjesë e tij padyshim do të jenë shumë nga këngët që e kanë shoqëruar përgjatë viteve të karrierës.

Së fundmi, Elsa ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, dhe ka treguar se titulli i koncertit lindi pasi ishte pikërisht kjo shprehje që ajo dëgjonte më së shumti pasi mori pjesë në Festivalin e Këngës vitin e kaluar.

“’Finalmente Elsa’ ishte lajmotivi që dëgjoja më shumë pas pjesëmarrjes së festival vitin e kaluar. Kur u ktheva, njerëzit më thoshin që “më në fund u riktheve”. Ky është koncerti i parë recital në Shqipëri me një bandë live, e titulluar ‘Finalmente Elsa’ për të krijuar një urë mes 2 vendeve, të personazhit tim që jeton mes 2 vendeve”, tha ajo.

E pyetur nga Blendi, se ku ka qenë Elsa Lila në një periudhë të gjatë kohe, e çfarë ka ndodhur me të gjatë kësaj kohe, nga 2007 e deri tani, ajo tha, “Jam mundur që në mënyrën time të jem prezente në media. Vetëm 3 vite më vonë, në 2011 u bëra nënë e Evitës dhe u tërhoqa për disa vite për t’u kujdesur për disa vite. Në rastin tim, në vitet e para të fëmijës së Evitës ka qenë vërtetë e vështirë, jam një nënë e dedikuar ndaj saj dhe doja t’i qëndroja pranë, doja që të rritej me idenë e një nënë të vërtetë”.

Ndërkohë e pyetur pse zgjodhi të distancohej, këngëtarja sqaroi se pas lindjes së vajzës zgjodhi t’i dedikohej asaj e njëkohësisht të studionte muzikë, “Pas lindjes së Evitës, studiova muzikë baroke. Kryesisht jam marrë me studimin e kompozitorëve italianë. Evita treg Në “Finalmente Elsa” do të jetë rrugëtim i 27 viteve karrierë të këngëve që më kanë përfaqësuar. Janë këngët që kanë shoqëruar publikun gjatë kësaj marrëdhënie dashurie time. Do të këndohet live “Pyes lotin”, “Diferenca je ti”, “Valeria”, “Il senso della vita”, “Margjelo” e shumë e shumë këngë të tjera që më kanë shoqëruar mua. Jam shfaqur në skena italiane me një publik specifik, por në fakt prej vitit të kaluar jam rikthyer muzikës së lehtë sepse më mungonte.

Realizimet muzikore i bëj në Itali. Jam marrë me muzikë baroke, por më mungonin platetë e mëdha dhe dashuria e një publiku të gjerë që ndjek muzikën e lehtë. Platea e muzikës baroke është e ftohtë, por do të vazhdoj ta kultivoj sepse ëndërroj kur unë të jem 50 e vjet kursur vjeç të kem evoluar në një tjetër shkallë. Fakti që unë u bëra nënë ishte një ndryshim i madh në jetën time dhe ishte zgjedhja ime që të tërhiqesha duke rritur Evitën, duke studiuar muzikën”.

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…