Aktori i famshëm, Arben Derhemi ka sulmuar Ermal Mamaqin në një postim në rrjetet sociale, ku e quan një pseudo humorist të kthyer në “producent filmash” që ofendon figura që kanë bërë art në kohë të vështira.
“U ulën malet, u ngritën halet”, shkruan Arben Derhemi për aktorin e humorit, i cili pasi u largua nga “Portokallia” dhe u bë autor i emisionit të tij “6 ditë pa Ermalit, u kthye në producent filmash dhe bën trajnime se si të bëhesh i suksesshëm.
Arben Derhemi shprehet se dëgjon me dhimbje ofendimin e figurave që kanë bërë art me punë e sakrifica, dhe “jo duke u zvarritur si larva dhe duke u lëpirë e bërë lolo te çdo lloj pushteti e pasunari”, që është konsideruar thumb për Ermal Mamqin
“Sa me dhimbje lexojme qe pseudo humoriste behen “producente filmash” dhe akoma me me dhimbje i degjojme qe ofendojne figura qe me aq sakrifica e pune, ja kane dale te bejne art ne kohet me te veshtira, jo duke u zvarritur si larva dhe duke lepire e bere lolo te cdo lloj pushteti e pasunari…….. Ps. U ulen malet u ngriten halet”, shkruan ai.
Reagimi i Derhemit, vjen pasi Mamaqi i quajti pijanecë kineastët e mëparshëm.
Por kjo nuk është hera e parë që aktori ka sulmuar Ermal Mamaqin, pasi menjëherë pas eventit të “Dy gisht mjaltë” u shpreh s bën film një njeri që ss’ka lidhje me teatrin, regjinë dhe aktrimin.
“Fatkeqësia e ndjek edhe televizionin edhe filmin. Jo më larg se para ca kohësh, patëm një event të çuditshëm d.m.th, u shkul e gjithë Shqipëria! S’e merr vesh njeri. Bën film një njeri i cili nuk ka lidhje fare me teatrin, me regjinë me aktrimin. Bën film dhe ti vetëm kur dëgjon nga dikush: Ore, sa bukur, e ke parë atë filmin?”, shkruante Arben Derhemi.