Ema Andrea, në një intërvistë që ka dhënë për Rudina Magjistarin, ka folur për periudhën e vështirë që ka kaluar kur u divorcua.
Aktorja tha se marrëdhënia e saj nuk përfundoi për arsye dhune apo tradhtie, pavarësisht asaj që është përfolur.
Sipas saj, më e dhimbshme se vetë divorci ishte reagimi i shoqërisë.
“99% e publikut pret të them divorci, por po divorci ka qenë i dhimbshëm, por më i dhimbshëm se divorci ka qenë reagimi i shoqërisë.
Ka qenë një reagim shumë dramatik, që më ka shënjuar fort.
Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar.
Më është dashur mua të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan.
Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale, që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë”, u shpreh ajo.
Në intervistën për emisionin Rudina, aktorja shtoi se gjërat për të ndryshuan aq shumë saqë këtë e vinte re dhe te përshëndetjet e njerëzve
“Ndryshoi dhe përshëndetja, e di?! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish.
Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje.
Nuk po rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë”, tha Ema.
“Me babain e Sarës jemi shokë, nuk e di pse është çudi kur dy njerëz vendosin se nuk mund ta bëjnë më jetën e tyre bashkëshortore së bashku dhe pse fëmija rritet me gjithçka që munden të potencialisht ta bëjnë.
Natyrisht nuk ka pasur një gjë të tillë në marrëdhënien tonë, por se di pse njerëzve nuk u pëlqejnë gjërat qytetare dhe të civilizuara, janë dëmtuar në profesion në raporte personale. Që të nesërmen erdhi reagimi.
Më kanë hequr shijen, e kam dashur jetën dhe besoja tek e mira, me një besim të jashtëzakonshëm, nuk i kam shkuar kurrë banalitetit që ekziston në çdo raport. Kjo më ka vrarë dyfish se më shndërroi brenda vetes”, tregoi ajo.