Rrëfehet Justina Aliaj: Pse ika nga Shqipëria e ’90-ës, pasi trokita në një zyrë

Gazetarja Rudina Xhunga solli në emisionin Shqip, historinë e një ylli shkodran. Kjo është historia e Justina Aliajt, aktore dhe këngëtare e mirënjohur jo vetëm në Shkodër, por në gjithë Shqipërinë.

Zonja Aliaj foli në studion e Shqipit për artin e saj të veçantë, luftën me shpirtin kur u infektua me Covid-19 dhe si u largua nga Shqipëria në 1990-ën se pa që asgjë nuk kishte ndryshuar nga rrëzimi i sistemit.

“Unë ika në 1990-ën. M’u dogj besimi. Sepse pashë disa gjëra që nuk i thosha dot dhe sot i shoh qartë siç i kam menduar.
Vetëm një herë që shkova në një zyrë trokita, pashë brenda një ish-komunist.

E pyeta: “Ti je këtu?”
“Po”-më tha. “Ka ardhur demokracia”- e pyeta?
“Po”- më tha sërish. “Nuk e besoj”- i thashë.

Mbylla derën. Shkova në shtëpi dhe i thashë burrit: “Ne duhet të ikim.”
Nuk mund t’i lejoja fëmijët të qëndronin në të njëjtën vorbull që u tiganisa unë.
Ne, 3 milionë shqiptarë jemi tiganisur në vaj të përcëlluar”, tha artistja.

Ka qenë vetëm 7-vjeç kur filloi të nxjerrë në pah talentin e saj në skenë, pa asnjë emocion kur ndodhej përballë spektatorëve. Pa skenën, tha artistja, nuk ka jetë për mua!

“Koha dhe mosha të forcojnë eksperiencën, por kështu kam qenë në jetën time. Kam qenë 7-vjeç kur në shkollë kisha kohë të recitoja dhe këndoja. Në shtëpi kishim një çardhak, ulshim dhe këndonim, si shtëpia në filmin “Çifti i lumtur”. Në 9-vjeçare fillova dhe këndoja shumë. Shpesh në kor më ngatërronin dhe me çunat se mbaja flokët e shkurtër.

Edhe kur flisja flokët tek berberi, gjithmonë si djalë. Më pas erdhi Shtëpia e Pionierit dhe më vendosën të bëja një rol, por nuk e dinin nëse këndoja. Kështu fillova të mësoja edhe tekste këngësh, nuk kisha emocione. Kam nevojë për skenë, nëse jam jashtë saj gishtat më bëhen akull. Jashtë skenës jam e fikur, kontakti me spektatorët më bën njësh me të. Pa skenën nuk ka jetë për mua”, tha artistja.

Ajo tregoi periudhën e vështirë që kaloi kur u prek nga virusi Covid-19, duke përfunduar në koma. Artistja tha se ka kaluar periudhë të vështirë duke e konsideruar atë si një luftë me shpirtin, ndërsa shtoi se besimi në Zot e ka ndihmuar shumë që t’i bëjë ballë situatës.

“Isha në luftë me shpirtin tim pasi nuk merrja dot frymë. Para se të përfundoja në koma, mendova se kisha Covid-19, dyshoja për grip. Qëndrova në shpi, derisa sa dola në rrugë e kuptova që nuk mundesha më. Nuk hoqa dorë nga punë, nuk mendova kurrë për fëmijët, por kërkoja mundësi për të gjetur frymë. 1 javë para dyshoja për kovid dhe kërkova nga të gjithë që mos t’u tregonin fëmijëve. Vajza e kuptoi kur unë u rrëzova, se isha në koma. Mendoja a do të mbushesha dot me frymë. Nuk kisha shanse të jetoja, por besoja shumë në Zot”, tha artistja.

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…