“Unë pashë dhe foto dhe video që ishin publikaur vite më parë. Gjithçka dukej normale. Por kur diçka duket shumë e bukur në jetën e Instagramit mund të ketë probleme në jetën reale. Por duke parë dhe divorcin që është diskutuar, nuk mendoj se kanë qenë një familje e lumtur.
Dhe çfarë bëhet kur do të divorcohesh dhe të fitosh para?! Eliminimi fizik! Ne këto i kemi parë në filma shumë herë. Në të tilla raste elimnimi fizik bëhet vetëm për para. Pse do e vriste tjetër Naimi Liridonën?
Nuk mendoj se do e vriste se Liridona do i nxirrte të palarat gjatë kohës që ka qenë këshilltar i Pacollit. Nuk mendoj se diçka e tillë të çon për të vrarë nënën e fëmijëve të tu. Cili do ishte një motiv tjetër?
Do e vriste për tradhti? Unë nuk mendoj se në ditët e sotme dikush të vret për tradhti apo për xhelozi. Ne kemi parë një vit më parë dhe rastin e vrasjes së një vajze në Kosovë, e cila ishte në spital, shtatzënë. Ajo ishte një vrasje e parlajmëruar por në kufijtë e një çmendie nga ana e bashkëshortit. Por aty nuk kishte planifikim. Planifikimi bëhet për para”, tha ai.topnews226.com