Kampionati Ballkanik u mbajt në Kralevë të Serbisë, ndërsa siguria nuk ishte në nivelin e duhur, Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka shkëlqyer duke i siguruar medaljen e artë Shqipërisë. Atletja në një intervistë për “Radio Urban FM” ka treguar prapaskenat.
“Gëzohem kur garoj me ngjyrat e flamurit tim në arena të ndryshme.
Një natë para garës na e thyen xhamin e makinës.
Kishte shumë tension, tregohesha shumë vigjilente që të mos kishte ndonjë incident sepse sigurisht më penalizon në objektivat e radhës. Gjithë aktiviteti kishte praninë e policisë, ndoshta donin të shmangnin edhe situata të tilla, por që ishte kënaqësi e veçantë, gara e tretë triumfuese, medalje të artë.
Nuk e shmangën dot këtë pjesë që jam nga Shqipëria. I gjithë fokusi im është për Lojërat Olimpike. Dy vitet e fundit kanë qenë shumë të suksesshëm të karrierës. Tani këto suksese më kanë sjellë në majat e Evropës”, tha Gega.