Liridon Ademaj, djali i axhës së Liridona Ademajt, e cila u vra para disa ditë në mënyre dinake, thotë se që nga momenti kur ka kuptuar se është vrarë Liridona ka qenë i bindur se shkaktari i vrasjes së saj, është burri i saj Naimi.
Madje ai thotë se ka kërkuar që t’i ipet leje pas varrimit që të marrë hak, por është kundërshtuar nga të gjithë.
“Por unë isha i sigurt, bindur dhe i matur, për ata thoja të më ipet leja e e pastaj do ia kisha pushuar zjarrin në zemrat e gjithë shqipëtarëve pas këtij rasti”, ka thënë ndër të tjera ai.
DEKLAROJ.
Unë si djal i axhës të së ndjerës Liridona Ademaj që nga momenti kur kam kuptuar se është vrarë Liridona kam thënë me bindje të plotë se shkaktari i vrasjes së saj, është burri i saj Naimi.
Kam qenë i bindur se ka qenë Naimi, por shumë pak më besuan dhe kam kërku që të më jepet leje mbasi të varroset të marrë hakun, por jam kundërshtuar nga të gjithë me pretendimin se nuk jemi të sigurt.
Por unë isha i sigurt, bindur dhe i matur, për ata thoja të më ipet leja e e pastaj do ia kisha pushuar zjarrin në zemrat e gjithë shqipëtarëve pas këtij rasti.
Por, ne u bindëm në punën e organeve të hetuesise sonë. Tash krejt procesi u takon atyre.
Shpresojmë që ai njeri ta marrë dënimin e merituar sepse na është djegë zemra. Dhe që asnjë grua më të mos jetë viktimë siç na shkoi Liridona.topnews226.com