Ndriçim Xhepa: Mirush Kabashi kishte kohë që vuante nga kjo sëmundje e rëndë, por nuk e tregonte. Ishte një “manjak” i punës

Mëngjesin e sotëm, u nda nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, në moshën 75-vjeçari, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Në një lidhje telefonike me News 24, kolegu i tij, aktori tjetër i mirënjohur, Ndriçim Xhepa, tha se ky ishte një lajm i trishtë, për familjen e tij, komunitetin artistik të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

“Lajm i trishtë, në këtë mëngjes dhjetori. Sigurisht lajmi i trishtë në radhë të parë për bashkëshorten, vajzat e tij, komunitetin artistik të Durrësit dhe më gjerë.

Mirushi ndjehet, ka qenë prezent në shumë organika dhe institucione” tha ai.

Xhepa tregon edhe momentin e fundit kur është takuar me Kabashin, që ka qenë rreth një vit e gjysëm më parë, dhe shton se atëherë Mirushi dukej mirë nga ana shëndetësore edhe pse dihej që ai vuante nga një sëmundje e rëndë, por shton se ai as nuk e tregonte veten edhe kur ishte keq.

Sa i përket takimit të parë me të, ai daton në vitin 1983, në xhirimet e filmit “kohë e largët” dhe Xhepa thekson se kanë qenë vetëm ata dy që kanë punur për 10 ditë me radhë, ku aty njohu edhe natyrën manjake të Kabashit për punën.

“Një vit e pak më parë jam takuar me Mirushin dhe e pashë mirë, pasi ai kishte kohë vuante nga kjo sëmundje, por nuk e tregonte.

Njëri që bënte jetë të shëndetshme, por ja që kështu paska qenë e shkruar.

Ishte një njeri punëtor, manjak do të thoja.

Kam punuar për herë të parë në 1983, në xhirimet e filmit “ Kohe e Largët”.

Punuam vetëm bashkë gati 10 ditë dhe pashë që punonte me një manjakëri të madhe.

Me kujtohet një moment, kishte një skenë që duhej patjetër që të hidhte helmin te ai gjarpri, bëri 2-3 dubla, regjisori i tha që je shumë mirë, jo thoshte, e dua dhe një tjetër dhe një tjetër.

Ndërkohe që regjisori, vazhdoi me skenën tjetër, ai struk dhe iu mbushën sytë me lot, nga inati se skena nuk kishte dalë ashtu si ai donte” tha ndër të tjera Xhepa.

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…