Tinka Kurti nuk i mban lotët për Mirush Kabashin: Më thoshte mos rri vetëm, hajde jeto te shtëpia ime

Mirush Kabashi, një nga mjeshtrit e artit skenik u nda nga jeta agun e kësaj të marte në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Artistja e nderuar Tinka Kurti u përlot teksa ndau kujtimet me aktorin Mirush Kabashi. Në një intervistë për Frontline Interview në Report Tv, me gazetaren Marsela Karapanço, aktorja Tinka Kurti tha se nuk përsëritet më një aktor si Mirushi. Aktorja kujtoi e një moment kur Mirush Kabash i kishte ofruar që të jetonte pranë tij, meqë kishte mbetur vetëm.

“As që e besova disa herë pyeta veten time se çfarë është kjo fjalë kot. Unë nuk dua ta besoj. Mirush Kabashin e njoh me vite me ndershmërinë e tij, me dashurinë dhe respektin që kishte qoftë për vete dhe për familjen e tij.

Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime. Se dhe unë kam pasur fatkeqësi më ka vdekur djali i vetëm (qan)”- u shpreh e përlotur artistja.

Për aktoren, lidhja e afërt me Mirush Kabashin nuk ishte vetëm në skenë por edhe në jetë!

“Ishte një njeri me vullnet të jashtëzakonshëm. E kam njohur kur është bërë një film, skenarin ma kishin sjellë në shtëpi dhe zgjodha rolin e plakës. 100 e ca vjeçe dhe me thënë të drejtën më rrinte për karshi Mirushi.

Kemi qenë bashkë jo vetëm në jetë, por pasdite në darkë në mbrëmje. Ai kishte qenë talenti më i madh që ne kemi pasur në grup.

E kemi dashur shumë, shkonte deri në Lushnjë, me na marrë bukën më të mirë se ne ishim në periferi.

Nuk përsëritet Mirushi, e ka dashur gjithëkush i bënte vetë rolet e veta. Një Mirush nuk i vjen më Teatrit. Mirush Kabashi nuk vjen më! Unë kam qenë shumë mike e ngushtë e tij.

Me ka thënë që të gjej shtëpi afër. Unë jam 91 vjeçe! E kishim mik të mirë në jetë dhe në familje”- tha Kurti.

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…