Pjesëmarrja e Sara Hoxhës në filmin “Në kuadër të dashurisë” ishte padyshim një moment shumë i rëndësishëm për karrierën e saj. Pas pjesëmarrjes në “Dance with the Stars”, ku ajo u shpall fituese, ky ishte angazhimi i saj i parë në botën e artit dhe televizionit.
Në premierën e filmit të gjithë prisnin që Sarën dhe Ledrin t’i shihnin bashkë në tapetin e kuq, por nuk ndodhi kështu. Pas kësaj mungese në media kanë qarkulluar pafund lajme për ndarjen e tyre. Madje menaxheri i Ledrit e ka konfirmuar diçka të tillë.
Së fundmi thuhet se Sara ka zgjedhur që të largohet nga Kosova dhe po jeton te prindërit e saj në Gjermani. Ajo ka marrë edhe vajzën me vete dhe duket se prindërve të Ledrit tashmë po i mungon mbesa.
Një gjë të tillë e ka treguar vetë Xheraldina e cila ka ndarë disa ‘Story’ teksa ajo dhe bashkëshorti i saj shihen duke folur me kamer me Poin. Fjalët me të cilat ajo ka shoqëruar postimet janë marrë nga ndjekësit si ‘kunja’ ndaj Sarës.
Ajo ka theksuar se mbesën e ka marrë malli për gjyshërit, pasi në postimet e saj shkruan, “Kur Poin e merr malli” apo “A e dinë këta dy që më ka marrë malli”.