Balina Bodinaku e prekur nga sëmundja e pashërueshme, rrëfen mes lotësh sfidën e saj!

E ftuar tek “Rudina” ne Tv Klan, ish-opinionistja e ‘BBV’, Balina Bodinaku ka bërë një rrëfim prekës për jetën e saj dhe betejën me sëmundjen e rëndë qe e ka prekur. Balina tha se përballet çdo ditë me sëmundjen thuajse të pashërueshme.

“Momenti më i vështirë në jetën time është momenti kur unë u diagnostikova me një sëmundje të rëndë, ndoshta të pashërueshme…. i cili më ndryshoi jetën, më ndryshoi gjithçka në jetën time, është një sëmundje me të cilën vazhdoj luftoj… ky është momenti më i vështirë.

Por pavarësisht se duket si… okej, është moment i vështirë, nuk është gjë e bukur për të kaluar, unë kam shumë vite që merrem me këtë sëmundje, por brenda të keqes ka edhe shumë gjëra të mira që fitojmë nga sfida, unë e quaj një sfidë, e quaj një provë dhe mendoj që… nuk jam e vetmja që kaloj prova. Të gjithë i kanë provat e tyre në jetën e tyre. Kjo është ajo që mua më takoi të ndeshem me të dhe brenda saj sigurisht ka shumë mësime.

Mëson shumë, merr shumë, njeh veten ndryshe, njeh të tjerët ndryshe, sheh veten dhe botën ndryshe. Kupton që nuk ekziston asgjë e pamundur dhe kufijtë nuk janë ata që mendojmë ne që janë, nuk ka kufij. Dua të them, kur jemi në një situatë shëndeti të plotë mendojmë se gjithçka është e mundur sepse ne jemi në këtë gjendje dhe nëse do isha ndryshe, nëse do kisha një problem të një natyre tjetër shëndetësore le të themi,

unë këtë gjë nuk do ta bëja dot dhe pastaj ti gjendesh në një situatë sfiduese si kjo në të cilën unë jam dhe kupton që jo, ti mësohesh të jetosh edhe me këtë gjënë dhe të përshtatesh dhe kupton që ata kufijtë që ti mendoin që ishin aty, në fakt nuk janë aty, ata ishin kufijtë që ia kishe vënë ti vetes.

Kufijtë lëvizin në varësi sa ti përpiqesh dhe përtej vështirësive sepse sigurisht gjithçka është më e vështirë, gjithçka është më sfiduese, shumë herë më e vështirë se ç’ka qenë dhe shumë herë më e vështirë se sa kolegë të mi kur unë punoj në grup, në ekip por kufijtë nuk ekzistojnë, e pamundura nuk ekziston. Për sa kohë që deri dikur unë mendoja se diçka ishte e pamundur e tani arrij ta bëj, do të thotë që nuk janë aty.

Është thjesht çështje perceptimi, është thjesht çështje vetëbesimi, është thjesht çështje e të punuarit me veten dhe të dashurit për të parë gjënë e mirë në gjithçka që ndodh, në fund të ditës, jemi në këtë jetë për të kaluar edhe prova dhe pjesë e rritjes sonë si njerëz dhe të qenit ata që ne jemi, kështu si jemi janë edhe provat dhe nuk e shikoj këtë si një dramë, e shikoj si një vështirësi me të cilën punoj.”

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…