“Nuk na lajmëruan, e morëm vesh në internet”- Zemërim në familjen e Anila Grishajt, 26-vjeçarja vdiq tragjikisht pasi kolegu ndezi makinerinë: Duam drejtësi

Mbrëmjen e së martës mamaja e Anila Grishajt kishte përgatitur darkën. Ajo kishte gatuar peshk në furrë dhe po përgatiste tryezën për të mbledhur të gjithë familjen, si gjithmonë. Ata thjesht prisnin Anilën. Por ajo nuk u kthye m në shtëpi.

26-vjeçarja kishte vdekur dhe askush nuk i kishte njoftuar për tragjedinë.

“Ne ishim të fundit që e morëm vesh , është turp , duhet të ishim të parët”, u shpreh motra e madhe, duke shtuar: “Për dy orë nuk na thanë asgjë, e morëm vesh nga faqet e internetit ”.

Kjo është arsyeja e tensioneve jashtë kompanisë së prodhimit të ushqimeve të ngrira “Bocon” në Pieve di Soligo, ku familja dhe miqtë u mblodhën atje për të për të parë Anilën.

“Duam drejtësi, duhet të na japin shpjegime”, thotë një kushëri i viktimës.
Dyshohet se shkaktar i vdekjes së 26-vjeçares shqiptare është një koleg i saj.

Anila Grishaj raportohet se ishte nëndrejtoreshë e kompanisë dhe po monitoronte funksionimin e një makinerie që mbërriti në kompani pesë muaj më parë, e cila mbështjell produktet e gatshme me celofan për transport.

Dyshohet se ajo i ishte afruar paletës për të kontrolluar dhe në atë moment një punëtor tjetër, i cili nuk e pa viktimën që ndodhej tek makineria, e rindezi atë.
Në momentin që makineria u ndez i goditi kokën viktimës, duke i shtypur rruazat e qafës.
Prokurorja e çështjes, Françeska Torri, ka nisur hetimet për vrasje nga pakujdesia ndaj kolegut të saj që ndodhet në gjendje shoku.

Kamerat brenda kompanisë po kontrollohen dhe makineria është sekuestruar.
Punëtorët e fabrikës shkuan në banesën e saj një ditë pas ngjarjes tronditëse.

“S’fjeta dot gjumë, të gjithë shpërthyen në lot, sepse ajo ishte shefja më i mirë që mund të kishim”, tha një koleg. “Filluam së bashku punën, pesë vjet më parë. Ne i kemi thënë gjithmonë se duhet t’i hapim një tapet të kuq kur të hynte. Ajo gjithmonë buzëqeshte, edhe kur gjërat nuk shkonin mirë.”
Anila ishte fejuar me një djalë nga Susegana ata po mendonin për një jetë së bashku, por ajo ëndërr u ndërpre në mes.

“Thanë se ishte një nga makineritë më të sigurta, kushtonte miliona. Ata duhet të na tregojnë pse ajo vdiq duke bërë punën e saj. Aty ndihej mirë, kishte një rol të mirë. Ne duam që drejtësia të vendoset”, tha një kushëri i saj./panorama.com.al

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…