La burrin dhe ia mbathi me të dashurin, ndodh e papritura Esmaja rikthehet te burri, përplasja në polici dhe…
Dhe jetuan përgjithmonë të lumtur…
Kështu mbyllen përrallat, të cilat kanë gjithmonë një fund të lumtur. Dakord, kanë mërzi, dhimbje, sakrifica, intriga, tradhti dhe lot. Por ama, mbyllen me triumfin e dashurisë.
Si në rastin e Gertit dhe Esmasë, çiftit të dashuruar, të cilët kaluan peripeci pafund për tu bërë bashkë…. për jetë të jetëve.
Dhe në u kthyem sërish në Urën vajgurore, për të vijuar historinë tonë, plot me tradhti, urrejtje dhe intriga e magjistrica. Siç ndodh gjithmonë në mbretëritë e përrallave.
Përpara komisariatit të policisë gjejmë babain e Gertit, të riut të dashuruar me Esmanë.
Pra, rrëmbimi i Esmasë, e cila la burrin dhe vajzat për Gertin, nuk qenka mirëpritur nga familja e tij, të cilët mezi po presin t’i japin duart të fejuarës së padëshiruar. Madje ka qenë babai i Gertit që ka komunikuar me Kastriotin, burrin e tradhtuar, për t’ia kthyer gruan në shtëpi.
Më pas ai nis të tregoje takimin e parë me Esmanë, këtu e 7 muaj më parë.
Në momentin kur po mundohemi ta zbërthejmë këtë trekëndësh dashurie nga babai i Gertit, afrohet Esmaja, protagonistja e kësaj historie.
Shihet qartë se marrëdhënia e çiftit të ri ka marrë një goditje fatale, dhe për këtë dikush është fajtor.
Skena është bërë vërtetë sureale dhe shpesh herë komikes i lë vend një ndjenjë trishtimi, teksa sheh Kastriotin që me të voglën në krah, kërkon të shfajësohet, dhe pret vendimin që do të marrë gruaja e tij.
Ndërsa flasim me Kastriotin, aty afrohet nëna e Gertit, i cili është pak metra me larg, i mbrojtur nga policët.
Por Esmaja ndërhyn edhe njëherë duke shfryre gjithë inatin te familjarët e Gertit, të cilët po bëjnë të pamundurën ta ndajnë nga e fejuara.
Situata është tashmë jashtë kontrollit dhe të gjithë po përplasen me njëri-tjetrin.
Ndërsa jemi në mes të këtij sherri verbal, një ambulancë hyn në oborrin e komisariatit të policisë, dhe dikush na njofton se Gerti, i fejuari i Esmasë, nuk ndjehet mirë.
Në të vërtetë, nëse ka një strumbullar të gjithë çfare po ndodh dhe që ka ngatërruar dynjanë, është pikërisht ai.
Prandaj e presim me durim derisa të përmirësohet për të kuptuar se çfarë ka ngatërruar kësaj here.
Pra Gerti pretendon se është tërhequr dhe e ka flakur Esmanë në rruge nga presioni. Por ne jemi të sigurt se po na gënjen përsëri, sepse ne fakt ai është tërhequr vetëm nga frika e prindërve.
Po ti e dije që ka ikur 5 herë nga burri dhe është kthyer prapë?
Jo nuk e di…
Pasi e kemi lënë Gertin në kulmin e dëshpërimit, nga ana tjetër e rrugës, janë Esmaja me Kastriotin, të cilët po përgatiten për tu kthyer në shtëpi bashkë me të voglën e tyre. Tashme gruaja e re duket më e qetë dhe e vendosur për të ardhmen e saj.
Dashuria nuk është ‘ata jetuan të lumtur përgjithmonë’. Ajo është thjeshtë fundi i përrallave me princër e princesha. Dashuria është të dish ta përballosh jetën. Bashkë, si familje. Megjithë pengesat e peripecitë, me gjithë hallet e shqetësimet e përditshmërisë.
Dhe e rëndësishme, është të dish të falësh.
EMISIONI I PLOTE: