Ky lajm eshte i huazuar. Qeveria Rama ka konfirmuar një tjetër lajm të mirë për të moshuarit pasi duke filluar nga 1 tetori pensionet do të rriten duke u indeksuar në vlerën 8.6%.
Deputeti socialist, Erion Braçe në fjalën e tij në seancën plenare tha se kjo rritje mbulon plotësisht normën e inflacionit dhe se do të sjellë për 3 muajt në vijim 3.2 mln lekë plus.
“Që nga 1 tetori, e gjithë masa e pensionistëve do të marrin rritje 8.6 % që mbulon plotësisht normën e rritjen së inflacionit. Do të sjellë për 3 muajt në vijim 3.2 mln lekë plus.
Ndërkohë që kjo rritje për vitin e ardhshëm do të transferohet tek pensionistet 121 mln dollarë, kjo është fatura e plotë. nga dhjetori që shkoi deri në 1 tetor janë 11.7 mln lekë më tepër që janë transferuar në buxhetet e tyre, që do t’i shtohet edhe bonusi i dhjetorit. janë para por që nuk mjaftojnë.. pensionistët meritojnë jo rritje të copëzuar por unike”, tha Braçe.findnews5.com/