Autopsia e cila është zhvilluar të hënën në Pavia do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes së shqiptares Marinela Murati. 39 vjeçarja e njohur nga shërbimet sociale për probleme mendore dhe të sjelljes, ndërroi jetë të premten pak pas shtrimit në spital. Ajo kishte hyrë në një kishë ku po zhvillohej një ceremoni mortore dhe në një gjendje të dukshme emocionale thirri “Allah Akbar” (Allahu është i madh, red.).
Ajo ishte rrëzuar në tokë kur policët lokalë ndërhynë me kërkesë të të pranishmëve që ajo të qetësohej. Gruaja u dërgua në urgjencën e spitalit Vigevano dhe ndërroi jetë pak më pas. Të hënën në Prokurorinë Publike të Pavias u dëgjuan dëshmitarët e parë të asaj që ndodhi. Organet e drejtësisë duhet të verifikojnë të gjitha shkaqet dhe pasojat e veprimeve.
Autopsia gjithashtu do të duhet të përcaktojë nëse gruaja kishte marrë ilaçe apo substanca dhe nëse gjendja e agjitacionit ekstrem në të cilën ajo u gjend mund të kishte të ishte shkak. Nën hetim janë edhe efektivët e policisë dhe veprimet e tyre.
Gjithçka ndodhi në mesditë kur në kishën që qëndron pas zonës së varrezave. Hyrja e gruas, e cila dihej se vuante nga probleme mendore, i ka habitur të gjithë. Ajo ishte shumë e shqetësuar dhe filloi të bërtiste.
“Ajo ishte e mërzitur – tha prifti – askush nga ne nuk dinte se çfarë të bënte”. Disa nga të pranishmit kërkuan ndërhyrjen e policisë. Një patrullë e policisë lokale mbërriti në vendngjarje. Në momentin që oficerët po përpiqeshin ta qetësonin, 39-vjeçarja u rrëzua. Ambulanca erdhi shumë shpejt dhe brenda pak minutash gruaja u dërgua në urgjencë ku ajo ndërroi jetë. ©LAPSI.al