Me siguri e mbani mend serialin që i bëri të gjithë për vete. “Teresa” është një nga serialet meksikane që shënoi një rekord në vendin tonë dhe jo vetëm. Me frazat e saj, protagonistja kryesore Angelique Boyer, arriti që të merrte një vëmendje të madhe dhe shumë fraza u shënuan në kujtesën e shikuesve, shkruan meganews.al.
Ky seria trajton historinë e një gruaje ambicioze që kishte shumë qëllime të qarta, prandaj ajo përfundoi duke na dhënë fraza që kurrë nuk do t’i harrojmë dhe me siguri i kemi përdorur me raste. Dhe nëse nuk e keni “pastruar ende helmin”, këtu ju lëmë frazat e përsosura që mund të aplikoni prej tani.
“E urrej të jem e varfër!”, “Të jesh apo të mos jesh, unë jam”, “Vetëm ti mund të përgjërohesh, unë jo”, “Ndjenjat që bezdisin, duhet t’i vrasim”, “Nuk e di si e harxhova kohën time, me dikë të padobishëm si ti”, “S’duhet të eci për të bërë para”, “Për çfarë më duhet falja jote?”, “Gjithmonë do jesh një tip mediokër”.
“Dua të jem e jotja, lakuriq”, “Tani po! Kam gjithçka që kam dashur”, Nuk ka dyshim se “Teresa” ka qenë një nga personazhet më të mirë të luajtur nga Angelique Boyer me Sebastian Rulli dhe Aaron Diaz.