84 euro një pako kafe/ Si po shkon Koreja e Veriut drejt katastrofës

LAJME

Jeta në Korenë e Veriut nuk është një piknik. Veçanërisht për gjërat e ëmbla, që janë në dispozicion vetëm për të privilegjuarit.

Kriza e ushqimeve në shtetin komunist të Epokës së Gurit është e rëndë dhe po bëhet gjithmonë e më e tensionuar, siç e pranon vetë diktatori Kim Jong-un.

Teksa Kim prezantohet i mirëushqyer, njerëzit e tij po vuajnë nga kequshqyerja. Që në fillim të gushtit të shkuar, lideri i vetëshpallur u kërkoi qytetarëve të tij që të hanë qentë e tyre.

E pabesueshme: Vendit të izoluar i mungon ushqimi për dy muaj. OKB përllogarit se Koresë së Veriut i mungojnë 860 mijë ton ushqime. Ekspertët thonë se çmimet e orizit dhe karburantit janë akoma të qëndrueshme. Por importet e sheqerit, vajit të sojës dhe miellit janë bërë kaq të shtrenjta, sa edhe po të kruash xhepat thellë, nuk ia del dot.

Një pako kafe kushton 84 euro në Korenë e Jugut, një pako me çaj plot 59 euro!
Kriza e ushqimeve risjell kujtimet e dhimbshme të zisë së bukës në vitet ’90. Mijëra koreano-veriorë mbetën pa asgjë dhe hanin rrënjë ose bar, duke vdekur në mënyrë mizore. Rrugët ishin të mbushura me trupa.

Por edhe pse Kim Jong-un, ndryshe nga babai i tij Kim Jong-il, pranon gabimet dhe ka qarë në publik- ai sërish nuk lëviz një milimetër nga programi i tij bërthamor shumë i shtrenjtë. Kështu në mbledhjen e të enjtes të Komitetit Qendror, diktatori tha se vendi duhet të jetë i përgatitur për një konfrontim të plotë.

Ai nënkuptonte SHBA. Sipas tij, është e rëndësishme të mbrohet dinjiteti dhe interesi i shtetit.Për fat të keq, asgjë nuk është zhvilluar në këtë vend për dekada përveç ushtrisë.