Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shpëtuar një vajzë vetëm 3 vjeçe e cila kishte mbetur e bllokuar ditën e sotme në katin e pestë të një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Fier.
Kanë qenë të qarat e 3-vjeçares që alarmuan fqinjët, të cilët menjëherë njoftuan policinë dhe këta zjarrfikësit të cilët kanë hyrë nga dritarja e apartamentit.
Fatmirësisht vajza është në gjëndje të mirë shëndetësore ndërsa po punohet për të mësuar më shumë se çfarë ka ndodhur dhe si vajza ka mbetur e bllokuar në banesë./SHQIPTARJA.COM