12-vjeçarja u abuzua seksualisht nga djali i partnerit të mamasë, flet e ëma: Thoshte e kam si motër (Video)

Mirela Bosi, nëna e 12-vjeçares, e cila denoncoi pak ditë më parë djalin e bashkëjetuesit të saj 29-vjeçar, për shkak se kryente marrëdhënie seksuale me të miturën prej gati 2 vitesh ka dhënë deklaratën e saj.

Ai thoshte e kam si motër por unë e pyesja pasi vajza rrinte e mbyllur. E zbulova nga telefoni, i thoshte ‘o zemër’. Nuk e di se çfarë do bëj. Ai e pranoi, ndërsa psikologja më tha sot që ata duhen të dy. Vajza më thotë ‘e kam si vëlla’ por mendoj se janë lojëra këto që bëjnë. Ne hanim pinim aty me atë, nuk dinim gjë. Prej 3 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë, me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë. Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël, se ka një gocë 1 vjeçe, sesa me mua. Nja dy tre herë jam matur të iki. ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij”, tha Mirela Bosi, nëna e 12-vjeçares.

Në telefon pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda. Ajo është e vogël, 12 vjeç. Vajza nuk ju është nënshtruar kontrolleve mjekësore deri tani. Kam kërkuar që të vizitohet. Nuk më tregon vajza asgjë. Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës por nuk doja që të hapeshin llafe, thash do i vijë koha. Dëgjova zhurmën që bënin. Më mirë të rritej çupa dhe ta merrte, po jo kështu. Psikologja më tha që ata të dy janë marrë vesh me njëri tjetrin. Kaq më tha. Nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjetuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë”, tregon nëna e 12-vjeçares.

Jashtë kamerave vajza e mitur pranon se kishte krijuar një lidhje me 29-vjeçarin prej 1.5 viti dhe se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj. Ajo thotë se me djalin e bashkëjetuesit të nënës së saj kishin bërë plane për tu martuar kur ajo të rritej.

Sipas saj, marrëdhënia e tyre është konsumuar brenda banesës ku jetonin por pa dijeninë e nënës. Pas denoncimit e mitura thotë se nuk i është nënshtruar ende kontrolleve mjekësore ndërkohë që është marrë në pyetje disa herë nga psikologja.

USA Italian Dental Clinic